Telenews

Syla për kopallat e Kurtit: Jo Zajednicës; Po Asociacionit; Jo pa nënshkrim të Vucic

 

 

Gazetari Valon Syla komentoi zhvillimet e fundit pas takimit në Komisionin Europian dhe justifikimeve të reja e të vjetra të kryeministrit Albin Kurti për të mos pranuar apo pranuar diçka me një por anash, ose jo. Ec e dije. Kopalla i vlerësoi, transmeton Botapress.info

Syla në llogarinë e tij në Facebook me batutë e nisi si rëndom dhe me batutë e mbylli përshkrimin e karrierës politike të Kurtit përmes sloganeve gjatë veprimtarisë së Vetëvendosjes. Me këto parulla është e mundshme lehtë të vërehen kopallat, kur krahasohen me veprat më pas.

“Se veprat janë se kush je në të vërtetë. E fjalët janë vetëm pjesa se çka dëshiron me qenë, e smundesh, ose ske guxim me qenë’.
“Niherë, Jo Negociata, Vetëvendosje. Pastaj, Vetëvendosje me vendos vet..Tjeter, Po Negociata… e Asociacion Jo. Krejt në fund Asociacion Po, por pa nënshkrim të Vucicit Jo.”

Çka më pas, ndiqni të njejtën metodë dhe do të dilni në përfundim shkruan Syla. Rrena e kopalla.

“E neser, Albin Kurti vjen me një pozitë edhe ma të dobët nga krejt këto rrena e kopalla, e sidomos nga kopallat e fundit te tij, jo që po i thotë tash.”

Kryeministri Kurti s’ka guxim as njerëz të kryej  detyrën që e ka si lider, shkruan Syla që e konsideron si dezertim mosgatishmërinë e tij të ndërmarrë vendime që mund të jenë jo popullore. Shtoi edhe se është jo kompetent  të qeverisë poashtu.

“Pra, veprat i ka rrena, zbothje nga pozita e Luanit në pozitën e zhapinit që krisma e parë e fsheh nën gurë e nëpër kaçuba. Qe 15 vjet rren se ka me ardhe në pushtet me ndal Zajednicën… por jo. Se ky fjalet i ka, por veprat tregojnë se ky as një lule ska mbërri me mbjellë në Kosovë, veprat tregojnë edhe se ska njerëz, e as guxim të bëjë dicka.”

Ajo çka po projektohet në publik është refleksion i dëshirës por veprat s’mund të fshihen shkruan Syla.

“Krejt cka din është me fol, me rrejt me tregu se kush ka qef me qenë, por që s’eshtë në të vërtetë”./Telenews//

Të ngajshme

Vrasja e policit në Kaçanik, prokuroria hedh poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen

Valjeta Turkaj

Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Valjeta Turkaj

Raportohet se Kurti është dënuar me 250 euro që s’shkoi për të dhënë dëshmi në Prokurori

Valjeta Turkaj