Telenews

Syla për ngjarjen në Aeroportin e Shkupit: “Pos që është incident i rëndë, është provokim që s’i bëhet as një qytetari të rëndomtë”

Presidenca e Kosovës, ka njoftuar të enjten se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i është tentuar t’i merret telefoni nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit.

Për këtë kanë nisur reagime, duke u cilësuar akt skandali nga shteti i Maqedonisë së Veriut.

Për këtë, gazetari Valon Syla, ka thënë se pos incident i rëndë, mund të merret edhe provokim.

Ai ka shtuar se shteti i Kosovës duhet të reagojë për këtë.

“Përpos që është incident i rëndë, mund të merret edhe si provokim. Cila është nevoja e shtetit maqedonas që t’i merret telefoni presidentes së Kosovës, as një qyetetari të rëndon nuk i merret, lërë më presidentes. Sigurisht që është provokim. Diplomacia e shteti i Kosovës duhet të reagojë shpejtë”, ka thënë Syla.

Të ngajshme

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj

Reagon Dafina Zeqiri: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Erzana Fazliu

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu