Telenews

Szijarto: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në parlament

szijarto:-ratifikimi-i-anetaresimit-te-finlandes-dhe-suedise-ne-parlament

Parlamenti hungarez do të vendosë se kur do të diskutohet për ratifikimin e kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Peter Szijarto.

Ai tha në një konferencë për shtyp se qeveria e kishte bërë punën e saj duke dorëzuar ligjin përkatës në parlament.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtarë që nuk kanë ratifikuar ende kërkesat për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë në Aleancën Ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Presidenti finlandez Sauli Ninisto tha dje, pas një bisede telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, se pret që Hungaria të ratifikojë kërkesën e vendit nordik për anëtarësim në NATO.

Ministri suedez i Punëve të Jashtme Tobias Bilstrom shprehu gjithashtu optimizëm se do të ndodhë

Hungaria të ratifikojë edhe kërkesën e Suedisë, pasi disa ditë më parë ai foli me kolegun e tij hungarez Peter Szijarto.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në qershor të këtij viti, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Të ngajshme

Zbulohet se çfarë kërkoi në Google vrasësi i Krakovit në Google, para masakrës!

Rrezarta Ramaj

Spanja kërkon hetim ndaj TikTok-ut për abuzim seksual me fëmijët, ngrihet mundësia e bllokimit të platformës

Rrezarta Ramaj

Franca nuk gjen qetësi, studentët: Protestat nuk do të ndalen, presioni duhet të vazhdojë

Rrezarta Ramaj