Telenews

Szunyog bën thirrje për angazhim në përmirësimin e raporteve Kosovë – BE

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë thirrje për një përpjekje më të madhe dhe angazhim për t’i përmirësuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur gjatë një aktiviteti për festimin e Ditës së Evropës në Prishtinë, Szunyog u shpreh i lumtur që mund ta përfaqësonte BE-në në një festë kaq të rëndësishme.

Para mediave, Szunyog u shpreh se është kohë për të festuar, por gjithashtu është e rëndësishme që pas festës të vijë momenti për të vazhduar punën për të përmirësuar më shumë marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës, e gjithashtu jam i lumtur që e përfaqësojë BE-në dhe për të gjithë ambasadorët që gjenden këtu edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Gjithashtu më pëlqen shumë që të shoh të gjitha këto stade të bukura edhe për zyrën e BE-së dhe EULEX-in, të gjitha që ndodhin brenda një vendi. Mendoj se sot është dita të festojmë edhe pas kësaj dite të relaksohem dhe që nga nesër të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë të gjitha raportet mes Kosovës dhe BE-së”, ka deklaruar Szunyog.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur besimin se Kosova do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt.

Ai ka theksuar se Kosova, në fakt, ndjehet si pjesë e Evropës në aspektin kulturor dhe shoqëror dhe se ka të drejtë të pranojë në tërësi përfitimet që ofron Bashkimi Evropian.

source

Të ngajshme

Komandant Jashari letër Maqedonicit për gjendjen me ushqim në Ushtrinë e Kosovës

Donat Hashani

Shkoi për të sanuar një problem, vdiq duke punuar: Detaje të reja nga shpërthimi tragjik në Pejë

Donat Hashani

Millaku njihet për debatin e ashpër me ish-kryekuvendarin Kadri Veseli

Donat Hashani