Telenews

Tahiri: Aferat korruptive dhe mbyllja e mediave, përpjekje të Kurtit për mbulimin e gjërave që po përmbysin Kosovën

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se aferat korruptive të Qeverisë Kurti dhe masat autokratike për mbylljen e mediave janë përpjekje për mbulim të dështimeve në qeverisje.

Tahiri këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, në ditën kur është paralajmëruar protestë nga gazetarët për kundërshtimin e heqjes së licencës së Klan Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Aferat korruptive ne rritje ‘zdravo, vaji, energjia., masat autokratike per mbylljen e mediave  si perpjekje deshperuese e Kurtit qe te mbuloj gjerat qe po e permbysin Kosoven tone”, ka thënë ajo.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj