Telenews

Tahiri: Dialogu i Brukselit ka vdekur, Borrell e Lajçak u shkarkuan

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se dialogu i Brukselit “ka vdekur”.

Tahiri duke folur për “KosovaPress” ka thënë se vetë fakti se që nga arritja e marrëveshjes së Ohrit nuk ka pasur asnjë zbatim “i bie që dialogu ka vdekur”.

Tahiri madje ka thënë se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, “janë shkarkuar”.

“Dialogu i Brukselit ka vdekur. Vet fakti që prej vitit të kaluar, prej marrëveshjes së Ohrit s’ka pasur asnjë zbatim, kjo i bie që dialogu ka vdekur. Plus këta dy ndërmjetësuesit Borrell dhe Lajçak u shkarkuan më herët, atëherë kur dialogu kalojë në duart e të mëdhenjve, kancelarit Olaf Scholz, presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministres Giorgia Meloni. Këta kanë qenë të shkarkuar, por nuk e bënë të njohur, pasi BE-ja kur ka probleme nuk i bënë publike dhe tash pas zgjedhjeve do të vijnë tjerë”, tha Tahiri.

Duke folur për mundësitë që ish-presidenti slloven, Borut Pahor, të zëvendësojë Lajçakun, Tahiri thotë se ai është politikan serioz dhe se Sllovenia është përkrahëse e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk është kohë të analizojmë, por mendoj se Sllovenia ka qenë përkrahëse e pavarësisë së Kosovës, ndërsa Pahor është një politikan serioz. Fundja ku të shkon si ndërmjetësues ai do të veprojë si përfaqësues i BE-së dhe do të sillet si i tillë”, thekson Tahiri.
Tahiri po ashtu ka thënë se është optimiste se do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës./KP

source

Të ngajshme

Gjykata vendos ndaj 10 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 5”

MPJD refuzon kërkesën e Patriarkut serb, Porfirije për vizitë në Kosovë

Telefonata me Vuçiqin, Scholz ia rikujton zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit