Telenews

Tahiri e pyet për heqjen e akcizës për naftë për bujqit, Kurti: Që 5 herë e ka shpjeguar Peci

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se si po ekzekutohet lirimi i bujqve nga akciza për naftë.

“A ka mundësi kryeministër me na bo të qartë qysh po ekzekutohet çështja e lirimit të bujqve nga akciza në naftë? Qysh po implementohet heqja e akcizës për bujqit në Republikën e Kosovës? Jam munduar të gjejë vendim apo mënyrën se si po implementohet kjo, mirëpo nuk kam gjetur asgjë. A ka mundësi me na tregu edhe për neve edhe për bujqit qysh është mënyra që po e implementoni heqjen e akcizës nga derivatet për bujqit? A iu rimbursohen më vonë, ose cila është forma që po ndodh kjo?”.

Deputetit të PDK-së i është përgjigjur kryeministri Albin Kurti i cili tha se këtë çështje e ka shpjeguar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tash e pesë herë.

Ai ka thënë se për këtë çështje flet Ministri i Bujqësisë, derisa i propozoi Tahirit se nëse do të diskutojë me të për çështjen e njëjtë të kërkojë takim, njofton Klankosova.tv.

“Ne i kemi rritur subvencionet për bujqit përveç tjerash edhe duke e hequr akcizën për naftën e traktorëve të tyre. Së pari e kemi mirëmbajtur subvencionin për sipërfaqe të punueshme, por ia kemi shtuar edhe heqjen e akcizës për naftë dhe ia kemi hequr shpenzimet për plehun artificial dhe me një qasje të bazuar në performancë 3 centë për kilogram të drithërave kur i dërgojnë tek mullistët”.

“Se si e kemi hequr akcizën për naftë tash e 5 herë në këto seancat e fundit është duke e shpjeguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, që 54 euro për hektar ne jemi duke ia dhënë bujqve në mënyrë që ta kompensojmë akcizën për naftën e traktorëve të tyre. E ka thënë Ministri i Bujqësisë, tash nëse ju dëshironi të diskutoni me mua kërkoni takim me mua dhe unë ju pres pa problem. Për këtë çështje kam ministër të Bujqësisë i cili tash e 5 herë është duke e shpjeguar të njëjtën gjë”.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj