Telenews

Tahiri: Jemi pa president për shkak të dramave të Kurtit

Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “njeri që prodhon vetëm drama”.

Sipas tij, rezultat i këtyre zhvillimeve është situata aktuale politike.

“Rezultat i dramave të tij jemi këtu sonte, jemi pa president. Edhe jemi të cenuar me pas tendencë me u thyer rendi kushtetues”, ka thënë Tahiri.

Ai ka deklaruar se PDK-së i ishte propozuar nga Kurti që të paraqiste një kandidat, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje të paraqiste një tjetër, për të shkuar në garë.

“Por i dimë numrat e deputetëve në Kuvend, 66 i kanë ata e ne 22. Epilogu dihet paraprakisht. Ishte tërësisht joserioze. I kemi thënë përgjigjemi pozitivisht kur e formalizojmë marrëveshjen”, tha Tahiri.

Ai shtoi se, pas mosformalizimit të marrëveshjes, PDK ka uruar suksese në procesin e zgjedhjes së presidentit me partitë tjera.

“…Pasi s’u formalizua marrëveshja, që ne të propozojmë kandidatin e kundërkandidatin, i kemi uruar suksese në zgjedhjen e presidentit me partitë tjera”.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj