Telenews

Tahiri: Koha që SHBA e BE me arbitrazh ta finalizojnë marrëveshje

 

 

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se tash është koha kur SHBA-ja dhe BE-ja duhet të realizojnë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Sipas saj, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, ndërsa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës de jure. Tahiri thotë se kjo do të ndodhte në datën kur Serbia do të hynte në BE dhe në po atë datë edhe Kosova e zbaton obligimin për Asociacionin.

“Eshte koha qe SHBA dhe BE ta realizojne marreveshjen finale mes Kosoves dhe Serbise permes arbitrazhit me nje marreveshje qe perfshine obligimet e detyrueshme te dy paleve: me nje ane Kosova zbaton asociacionin, ne anen tjeter Serbia njeh de jure shtetin e Kosoves – kjo marreveshje do te precizoje qe ne daten e hyrjes se Serbise ne BE ne po ate date Serbia ka njohur zyrtarisht Kosoven dhe Kosova ka zbatuar asociacionin. Nje marreveshje e tille do te garantohej nga SHBA, BE dhe NATO. Ekzistojne modele te tilla ne historine e marreveshjeve paqesore mes shteteve qe kane pasur mosmarreveshje – eshte koha qe te behet nje marreveshje e tille historike, ne menyre qe me ne fund Ballkani Perendimor te arrine nje paqe te qëndrueshme”, ka shkruar ajo

source

Të ngajshme

IKSHPK: Nga sot, uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

Erzana Fazliu

Foda: E dua Italinë, Shqipërinë ose Gjermaninë në grup

Erzana Fazliu

Dy djem 13-vjeçarë dyshohet se u sulmuan seksualisht nga dy burra në Ferizaj – Sinjali sjellë detajet

KushtrimGuraj