Telenews

Tahiri: Kryeministri nuk ka opsion tjetër veç shkarkimit të Hekuran Muratit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se shkarkimi i Hekuran Muratit nuk ka opsion.

Tahiri, në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se shkarkimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve është opsioni i vetëm i kryeministrit Kurti.

Ai i ka cilësuar të papranueshme shkrimet e ministrit Murati për veteranët. Ato i ka cilësuar “të papranueshme”.

“Fyerjet e ministrit ndaj veteranëve janë të papranueshme. Prandaj ne mendojmë se kryeministri nuk ka opsion tjetër përveç se shkarkimin e tij. Imagjinojeni nëse pranojmë një sjellje të tillë nga një ministër ndaj një kategorie kaq të ndjeshme sikurse janë veteranët e luftës”, deklaroi Tahiri.

Tahiri ka thënë se mosveprimi i kryeministrit Kurti ndaj ministrit Murati “i ka legjitimuar tërë ato shkrime”.

Të ngajshme

Përfundon protesta në Jarinje

Rrezarta Ramaj

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Rrezarta Ramaj

“Nuk paska mbetje arkeologjike”/ Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Rrezarta Ramaj