Telenews

Tahiri: Lënia pa mbrojtje e gazetarëve nga kriminelët, dobësi institucionale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sulmi ndaj gazetarëve në veri të vendit, është pjesë e një kampanje të sinkronizuar nga Serbia dhe bandat e saj kriminale në veri.  

Tahiri tha se lënia pa mbrojtje e gazetarëve nga siç tha ai, kriminelët shpërfaq dobësi dhe brishtësi insitucionale, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Media e lirë, efikase dhe e pavarur, është shenja dhe shtylla mbrojtëse e shtetësisë dhe shtetformimit. Të lihen të pambrojtur nga kriminelët, përpos se tolerim i nëpërkëmbjes së parimeve dhe vlerave universale njerëzore, shpërfaq njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale. Kur shtrinë sovranitetin dhe sundimin e ligjit, nuk guxon t’i lësh të pambrojtura shtyllat e shtetformimit.”, shkroi Tahiri në Facebook.

Tutje, ai tha se “mediat e lira dhe gazetaria profesionale janë më meritorët që Kosova nuk do t’i jap asnjë shans rrëshqitjes në kaos, anarki, dhe autoritarizëm.”/Reporteri.net.

Postimi i plotë:

 

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu