Telenews

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi duhet të rikthehet në postin e Presidentit të Kosovës pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarimi i tij i një dite më parë, se Thaçi është presidenti që i duhet Kosovës, ka marrë mbështetje edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

“Deklarimi im i djeshëm, si shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, se Hashim Thaçi është Presidenti që i duhet Kosovës, sot mori mbështetje të rëndësishme politike edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se menjëherë pas përfundimit të procesit më 16 shtator, Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit.

“Menjëherë pas përfundimit të procesit më 16 shtator, Presidenti Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit. Ky do të ishte një korrigjim i vonuar i kësaj padrejtësie të zgjatur.

Kosova po e pret Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli, bacën Jakup, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Numërimi së prapthi filloi sot. Pas 16 shtatorit, ata duhet të lirohen dhe të fillojë numërimi përpara i Kosovës, në mënyrë që gjithçka të vihet në rrugën e mbarë”, ka shkruar Tahiri.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Yllka Gashi

Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Yllka Gashi