Telenews

Tahiri për Qeverinë Kurti: E dobët dhe pa rezultate

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë me parë tha se ” sa për këtë opozitë, ne e zgjasin edhe katër vite mandatin pa zgjedhje hiç”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri, i cili ka thënë se Qeveria aktuale e cila po udhëheq me mandatin më të gjatë të saj në historikun e udhëheqjes së vendit, është një qeveri e dobët dhe pa rezultate.

”Një logjikë e njohur, një logjikë arbitrare, autoritare e një partie e cila ka marrë një besim masiv, ku këtë besim e ka shpërdoru në formën më të ulët. Duke qenë qeveria më e pazot, qeveria me më pak rezultate, ndërsa është qeveria që ka mandatin më të gjatë në historinë e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht me shumicën më të madhe parlamentare”.

Tahiri shtoi se qeveria Kurti e kërkon “ndihmën” dhe “qëndrimin opozitar” vetëm kur ngushtohet.

Tahiri, në Televizionin Dukagjini, tha se opozita aktuale ka qenë në detyrën e saj dhe në “detyrën e vet” , teksa ka shtuar se në historinë e opozitës është arritur që të kthehen dhjetë ligje të rikthehen në ligje antikushtetuese.

“Kjo është një vazhdimësi e pasjes autoritare dhe një qasje fëmijërore që tregon për një qeveri që nuk kujdeset. Një ministre me iu drejtu opozitës, që për këtë opozitë ne do të udhëheqin edhe disa mandate, tregon për jo seriozitetin e saj, një qasje fëmijërore që nuk e ka detyrën dhe përgjegjësinë në rend të parë, por e ka komunikimin politik”, deklaroi Tahiri.

Të ngajshme

Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

KushtrimGuraj

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani