Telenews

Tahiri për VV-në: Për ta është e rëndësishme të ruhet pushteti sepse u frikësohen grilave (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për Vetëvendosjen, duke thënë se ata e kanë të rëndësishme ruajtjen e pushtetit.

Sipas tij, humbja e pushtetit do t’i bënte ata të frikësoheshin, siç u shpreh ai, nga grilat.

“Kur i sheh edhe aferat korruptive që i kemi pasur këtë periudhën e fundit, në masë të madhe me energji elektrike, që është e përfshirë edhe zonja në fjalë, e cila i sulmon gazetarët na baza ditore, mendoj se është e rëndësishme për ta me e rujtë pushtetin, sepse mendoj që humbja e pushtetit, këta i frikësohen edhe grilave, që përfundojnë prapa grilave”, u shpreh ai.

 

Të ngajshme

Muhaxheri thotë se nesër mbledhet LDK-ja dhe del me vendim për letrën e Kurtit ku kërkon koalicion

KushtrimGuraj

“Kurth i VV-së ndaj LDK-së, letra e Kurtit”, Gashi: Dashakeqëse, s’është ftesë për koalicion

KushtrimGuraj

Syla militantëve të LDK’së: “Ende keni brenda Vjosa Osmana e Shpejtim Bulliqa”

KushtrimGuraj