Telenews

Tahiri: Qeveria “eksperimentale” po dëmton Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, deklaroi se policët e Kosovës po qëndrojnë në veri pa kurrfarë kushtesh, e në mungesë të shtesave që iu takojnë për rrezikshmëri.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvend dështoi të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit, e Tahiri tha se qasja “eksperimentale” e Qeverisë po e dëmton seriozisht Kosovën.

“Sovraniteti është redukutuar në një oborr të një komune dhe zyre te kryetari. Policët e Kosovës sot janë në atë pjesë pa kurrfarë kushtesh. Policët sot e 5 muaj nuk i kanë marrë shtesat, para që iu takojnë për rrezikshmëri…Krejt qasja eksperimentale është kah e dëmton seriozisht Kosovën”, deklaroi Tahiri.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se kidnapimi i policëve që u liruan të hënën, ishte akt kriminal dhe i papranueshëm. Sipas Tahirit, është brengosëse situata në të cilën gjendet Qeveria dhe Kuvendi.

“Nuk u mbaj mbledhja e Kryesisë, nuk pati kuorum të mjaftueshëm. Është diskutuar për një seancë për këtë javë…Kidnapimi i policëve ka qenë një akt kriminal, i papranueshëm. Për ne si Grup Parlamentar është tepër brengosëse situata e cila gjendet në Qeveri dhe Kuvend. Ka një ngecje të punës në aspektin legjistlativ, e ngecje edhe në aspektin e qeverisjes”, shtoi deputeti opozitar.

Të ngajshme

Zyrtarizohet sfida, Xherdan Shaqiri përballë Yamine Lamal

Yllka Gashi

Ilir Shaqiri nderohet në Itali me Çmimin Mesdhetar të Paqes 2026

Yllka Gashi

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga një grua tjetër dhe tre burra

Yllka Gashi