Telenews

Tahiri: Sistemi politik në Kosovë është më i avancuar se i disa shteteve të BE-së

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, i cili është mbajtur në Oslo të Norvegjisë.

“Në mes shumë takimeve, do të doja t’i them dy porosi që janë shumë të rëndësishme për ne:

E para, rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe në BE është i njohur dhe nuk ka asnjë dyshim që Kosova do të ecë përpara.

E dyta, ajo që gjithmonë duhet ta kemi parasysh, e që na u tha edhe nga deputeti italian, Pier Fascino, është se Kosova duhet të jetë serioze dhe e përkushtuar në zotimet e saj që i ka para faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se sistemi politik në Kosovë është më i avancuar se i disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Ai është shprehur se “nuk duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar subjektivitetin, mbi të gjitha për të qenë përgjegjës”.

Mes të tjerash, Tahiri ka shtuar se përgjegjshmëria është çelësi i seriozitetit dhe i trajtimit si palë e respektuar nga faktori ndërkombëtar.

source

Të ngajshme

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj