Telenews

Tahiri takohet me Begajn: E falënderova për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës

Zëdhënësi i AAK-së, Besnik Tahiri është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Tahiri thotë se Begajn e falënderoi për angazhimin e tij të pashoq në forcimin e shtetit shqiptar, si dhe për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës dhe kauzave për integrimet euroatlantike.

“Pata nderin të takoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Gjatë takimit, e falënderova për angazhimin e tij të pashoq në forcimin e shtetit shqiptar, si dhe për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës dhe kauzave për integrimet euro-atlantike”.

“Presidentin, po ashtu, e njoftova për një iniciativë timen me karakter ndërkombëtar, e cila ka të bëjë me forcimin dhe avancimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet. Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar janë me fat që kanë një lider të vendosur, modest dhe përbashkues, me virtyte të larta të një shërbyesi publik me integritet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngajshme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson me 83 mandate

Valjeta Turkaj

Edhe Ramush Haradinaj i thotë “PO” ftesës së presidentes

Valjeta Turkaj

Ftesa e Presidentes për takim, nga PDK e konfirmojnë

Valjeta Turkaj