Telenews

Tahiri tregon pse PDK po e bojkoton fjalimin vjetor të Osmanit: Heshti, edhe kur do të duhej fliste

 

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës edhe këtë vit nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Osmani.

Kështu ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook deputeti i kësaj partie Abelard Tahiri.

Bojkotimi sipas tij vjen pasi presidentja fatkeqësisht ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit.

Thotë se Osmani si presidente ka heshtur edhe atëherë kur do të duhej ta ngriste zërin fuqishëm përballë sfidave që ka kaluar vendi jonë gjatë këtij viti, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtem.

“Në aspektin e brendshëm, jo vetëm që i ka mbyllur sytë përballë skandaleve dhe aferave korruptive të kësaj qeverie por i është bashkuar fushatës qeveritare për të sulmuar institucionet e pavarura të drejtësisë dhe në rastin më të keq duke e shkelur kushtetutën në çështjen e mos dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Praktikisht në vend se të mbështeste në mënyrë institucionale pavarsinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë, ajo ka penguar punën e tyre, duke penguar kështu edhe luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative”.

Tahiri vazhdon duke thënë se Osmani, ka vazhduar të hesht përballë aferës në fushën e energjisë e cila për protagonist e ka ambasadorin e Kosovës në Kroaci, vendimi për emërimin e të cilit e ka vulën e saj. Ajo e ka mbrojtur verbërisht të njëjtin edhe përballë hetimeve ndërkombëtare që janë zhvilluar ndaj tij, ndërsa e ka cenuar përfaqësimin e interesit shtetëror, jo vetëm në Kroaci ku i njëjti është duke shërbyer, por edhe në Slloveni ku i njëjti është duke u hetuar.

“Nga ana tjetër, zonja Osmani si presidente nuk e ka pasur as kurajon më të vogël politike dhe institucionale për të mbrojtur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, proces i cili Kosovës i solli marrëveshjen më të dëmshme të mundshme – atë të Brukselit, Aneksin e saj të Ohrit dhe së fundi edhe draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si derivat i kësaj marrëveshje”.

“Pra, duke qëndruar e heshtur edhe përballë procesit të dialogut që vendit i solli autonominë politike dhe territoriale serbe në Kosovë, e në anën tjetër duke qënë kreu i shtetit dhe përfaqësuese e parë e Kosovës në politiken e jashtme, ajo ka dhënë dëshminë më të madhe që vetëm përfaqësuese e unitetit të popullit nuk mund të jetë”

Deputeti I PDK-së thotë se Vjosa Osmani si presidente, gjithashtu ka heshtur edhe ndaj masave dhe sanksioneve që BE i ka vënë Kosovës si rezultat i qasjes destruktive të kryeministrit Kurti në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe procesin e dialogut në veçanti.

“Ajo fatëkeqësisht nuk e ngriti zërin as përballë kërkesave legjitime për mbështetje të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë, e aq më pak, të angazhohej për plotësimin e kërkesave të tyre elementare. Në këtë mënyrë, duke vepruar si zëdhënëse e qeverisë dhe e shumicës parlamentare tashmë mund të themi se roli i saj përfundimisht është i dëmshëm.

Ai vlerëson se edhe këtë vit ajo do të mbahet mend vetëm për gjuhën e saj jo unifikuese, polarizuese dhe përçarëse por edhe si shërbëtore e përkushtuar e Albin Kurtit dhe pushtetit të saj.

“Prandaj, nuk e meriton respektin e Grupit Parlamentar të PDK-së, për aq sa ka vepruar në shpërputhje të plotë me rolin dhe pozitën kushtetuese si president”.

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu