Telenews

Tahiri tregon se çka do të propozojë AAK-ja nesër në Kuvend për pagat

Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për koeficientin në Ligjin e Pagave, seancë kjo e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje që koeficienti të rritet deri në 129 euro, dhe për këtë ka kërkuar përkrahjen në seancë.

Ai ka thënë se ky është momenti i fundit që pozitë e opozitë bashkë, të mendojnë për qytetarët përkrah rritjes enorme të çmimeve në Kosovë e pagave të ulëta.

“Është momenti i fundit që gjithë deputetët, pozitë e opozitë, me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave! Varfëria ka emër dhe adresë. Nga muaji në muaj qytetarët tanë po shohin se si artikujve bazik iu luajnë çmimet për 10%, 20% apo 50%. Për jetën e qytetarëve tanë, kjo nënkupton ulje e menjëhershme e konsumit dhe e standardit të tyre jetësor. Për shumicën kjo gjeneron presion maksimal”.

“Në debatin parlamentar të ftuar nga ne, do të propozojmë që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro”, tha ai.

Seanca do të mbahet të enjten me fillim nga ora 12:00.  /Telenews.al/

Të ngajshme

Ushtarët e Kosovës në trajnim të përbashkët me ShBA-në, Shqipërinë e Kroacinë

Donat Hashani

Organizimi po shkon shumë mirë, qytetarët gati për protestën nesër në Tiranë

Donat Hashani

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Tahiri 50.04%, Peci 45.76%

Donat Hashani