Telenews

TAHIRI VJEN EDHE ME NJË REAGIM, PAS SKANDALIT QË E SHKAKTOI NË KUVEND

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish falje për sharjen në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se nuk i është drejtuar asnjë deputeti dhe ky reagim nuk përfaqëson qëndrimi e tij politik e as karakterin personal si qytetar.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
Të dashur miq e të nderuar qytetarë
Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar.

Të ngajshme

Kuvendi mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Rrezarta Ramaj

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Rrezarta Ramaj