Telenews

Taiwani u godit nga tërmeti më i fortë që nga kjo kohë…

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit të mërkurën, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në ishull dhe në vendet fqinje.

Epiqendra ndodhej rreth 18 km (11 milje) në jug të qytetit Hualien të Tajvanit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve.

Ndërtesa të shumta janë shembur pjesërisht në Hualien dhe shfaqen të mbështetura në kënde të pasigurta.

Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Tajvanin në 25 vjetët e fundit, thanë zyrtarët e sizmologjisë së këtij shteti.

Gjigandi tajvanez i prodhimit të çipave TSMC tha se ka evakuuar disa nga fabrikat e tij në Hsinchu dhe Tajvanin jugor për sigurinë e stafit të tij, por shtoi se sistemet e tij të sigurisë funksionojnë normalisht.

TSMC është një prodhues i madh i gjysmëpërçuesve për firmat e teknologjisë duke përfshirë Apple dhe Nvidia.

Reuters Brenda një ndërtese apartamentesh në New Taipei CityReuters

Agjencia ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë “vigjilentë për pasgoditje me intensitet të ngjashëm” për rreth një javë.

Agjencia sizmologjike e Filipineve ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për cunami.

Media shtetërore kineze tha se lëkundjet u ndjenë në pjesë të provincës juglindore të Kinës, Fujian.

“Tërmeti është afër tokës dhe është i cekët. Është ndjerë në të gjithë Tajvanin dhe ishujt në det… Është më i forti në 25 vjet,” tha Wu Chien Fu, drejtori i Qendrës së Sizmologjisë në Taipei.

Në shtator 1999, një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Tajvanin, duke mbytur 2,400 njerëz dhe duke shkatërruar 5,000 ndërtesa.

Tërmeti i së mërkurës goditi Taiwanin në orën 07:58 me orën lokale (23:58 GMT) në një thellësi prej 15.5 km dhe ka shkaktuar të paktën nëntë pasgoditje me magnitudë 4 ose më të mëdha.

Të ngajshme

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj

Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

Rrezarta Ramaj

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj