Telenews

Takimi i Këshillit të Sigurisë: Institucionet e Kosovës të bashkuara t’i përgjigjen çdo situate

Tashmë ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Zyra kryeministrit ka bërë të ditur se nga nesër hyn në fuqi zbatimi i vendimit për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e tyre thuhet se institucionet e Kosovës të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate, përcjell Klankosova.tv.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj