Telenews

Takimi i radhës Kurti -Vuçiq në fillim të “vitit shkollor”

Ambasadori i Francës Oliver Guerót në një intervistë ka zbuar se takimi ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq pritet të ndodhë në fillim të muajit shtator apo siç ka thënë ai vitit të ri shkollor.

Këtë ai e ka konfirmuar duke u përgjigjur  se cili është qëndrimi francez për një konferencë ndërkombëtare.

“Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon lehtësuesit evropian, z. Lajçak, të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai”, ka thënë Guerót.

Në takimin e radhës ndërmjet Kurtit e Vuçiq pritet të jetë në agjendë çështja e zbatimit të aneksit të Ohrit apo të sekuencimit sic po thuhet në gjuhen e bisedimeve të Brukselit. Pala kosovare e akuzuar Lajçakun se ka përgatitur dokument të njëanshëm për këtë çështje.

Të ngajshme

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Valjeta Turkaj

Rohde në Deçan, falënderon ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Valjeta Turkaj