Telenews

Takimi me Kurtin, Abdixhiku: S’diskutuam për emra specifik për postin e presidentit –

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit, nuk është diskutuar për emra specifikë për postin e presidentit.

Abdixhiku tha se palët kanë kërkuar një periudhë për diskutime të brendshme brenda subjekteve të tyre politike, para se të paraqiten me emra konkretë në takimin e ardhshëm.

“Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona para se të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, për emrat specifikë për postin e presidentit duhet ende kohë dhe diskutime.

“Gjërat janë shumë të qarta, po flasim për emrin e presidentit dhe LDK-ja nuk kërkon asgjë, kërkon vetëm stabilitet institucional”.

Të ngajshme

Ky është zyrtari i dyshuar që lëshoi diploma të aftësimit profesional pa zhvilluar trajnimet, e trashi kuletën me 500 mijë euro –

KushtrimGuraj

Aktorja e njohur që vdiq të dielën, ishte e fejuara e boksierit Klitschko

Yllka Gashi

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?

Yllka Gashi