Fondi i Kursimeve Pensionale ka dhënë detaje nga vizita që kryeministri Albin Kurti bëri në zyrën e këtij institucioni.
Në krye të njoftimit theksohet se kjo është vizita e parë që një kryeministër bën te Fondi i Kursimeve Pensionale prej shpalljes së pavarësisë.
Drejtori menaxhues i fondit, Ardian Zalli, e ka njoftuar Kurtin për rritjen prej 30 milionëve të kontributeve për vitin 2023.
“Zalli, e njoftoi Kryeministrin e rritjen e kontributeve pensionale për vitin 2023, për të shkuar në 270 milionë euro, nga rreth 240 milionë euro vitin paraprak. Pritshmëritë janë që më 2024 kjo vlerë të arrijë në 300 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim është thënë se fondi menaxhon me rreth 2.7 miliardë euro ku dhe kryeministri ka ofruar mbështetjen, në veçanti për avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave.