Telenews

Takimi në Bruksel për dinarin nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme

Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.

E lidhur me këtë çështje të dinarit pritet që javën e ardhshme të mbahet një takim tjetër i radhës mes kryenegociatorëve të dy palëve, ku pritet të diskutohet për modalitetin se Serbia do t’i dërgojë paratë komunitetit serb.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.

“Këtë javë që vjen, pritet të mbahet takimi i radhës. Por, nuk është nesër”, shtoi Kadiu.

Ndryshe, takimi mes dy palëve do të jetë i shtati me radhë, pa ndonjë marrëveshje të arritur.

 

source

Të ngajshme

Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

KushtrimGuraj

Moti të enjten në Kosovë: Ja çfarë parashikojnë meteorologët

KushtrimGuraj

Koalicioni për Familjen e hap fushatën në Mitrovicë, theksohet rëndësia e përkushtimit për zhvillimin ekonomik

Donat Hashani