Telenews

Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë

Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në Uashington dyshen e angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobarin, Zëvendës Ndihmës Sekretarin që mban edhe detyrën e të dërguarit special për Ballkanin.

Në takim, O’Brien tha se u koordinuan strategjitë për t’i çuar përpara Kosovën dhe Serbinë në dialogun e lehtësuar nga Brukseli.

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak sot. I koordinuam strategjitë për t’i çuar Kosovën dhe Serbinë tutje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. ShBA-ja fuqishëm mbështet dialogun si rrugë për marrëdhënie paqësore dhe produktive”, tha O’Brien në një postim në X.

Për takimin shkroi edhe Lajçaku, po në platformën X, ku tha se u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm BE-ShBA.

“Kënaqësi të takoja Asistent Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar, sot në Uashington për të diskutuar rrugën përpara në dialog dhe çështje tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. U rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm BE-ShBA”, tha Lajçaku.

source

Të ngajshme

Gërvalla takohet me kongresistin demokrat, rikonfirmohen marrëdhëniet e mira mes shteteve

KFOR-i kishte negociuar tërheqjen e paramilitarëve nga Banjska – çfarë thotë raporti i ICG-së

Normalizohet qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë