Telenews

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Një taksist ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një pasagjer në Mitrovicë të Veriut, në orët e hershme të së shtunës.

Sipas deklaratës së tij, pasagjeri e ka goditur me grushte në kokë dhe ka refuzuar të paguajë për shërbimin e transportit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 në rrugën “Kral Petri”.
Viktima, një qytetar kosovar, ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit.

“Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin, është iniciuar procedura hetimore,” thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Protestat në Tiranë, gjykata cakton arrest shtëpiak për pesë protestues

Rrezarta Ramaj

Rishikimi i iPhone 18 Pro Max: Supertelefoni më i madh, më i rëndë dhe me jetëgjatësinë më të madhe i Apple

Rrezarta Ramaj

Kodi Civil rikthehet në Kuvend, kundërshtarët paralajmërojnë kundërshtim edhe më të madh

Rrezarta Ramaj