Telenews

“Taksonte” gjithë “botën” e basteve, pse Ervis Martinaj ishte ndër më të pasurit në Shqipëri: Shuma marramendëse që dispononte

“taksonte”-gjithe-“boten”-e-basteve,-pse-ervis-martinaj-ishte-nder-me-te-pasurit-ne-shqiperi:-shuma-marramendese-qe-dispononte

Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion euro.

Lajmin e bën të ditur gazetarja e njohur Anila Hoxha, sipas të cilës Martinaj vendosi nga bota e errët një pasuri prej 600 milion eurosh.

“Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja.

Shifra është e “çmendur”, por jo për ata që e njohin botën e errët të basteve dhe faktin se 40-vjeçari dominonte tregun në Tiranë dhe rrethe.

Pjesa më e madhe e pikave të basteve dhe Kazinove “taksohej” nga Ervis Martinaj, duke paguar tek ai një përqindje të caktuar parash.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në masakrën e ndodhur në Bllok në 4 tetor 2018, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash.

Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit.

Të ngajshme

“Drag Queen” flet për të dashurën e tij

Portali Telenews

“Sherri” i Mihrije Brahës dhe Remzie Osmanit, reagon Naim Abazi

KushtrimGuraj

Ja kush u zgjodh modelja e vitit 2022

Genc Gerguri