Telenews

Taravari i çon selam Aliut “në opozitë”

Kandidati i koalicionit “VLEN” për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare dhe ato presidenciale, i ka çuar të fala liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Taravari ka shkruar: “T’fala Aliut, n’opozitë”.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për çdo votë të dhënë nga qytetarët, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe dhe duke deklaruar se ndryshimi është bërë realitet.

“Jam Mirënjohës për çdo votë të dhënë nga kushdo! Kjo është një Fitore e Madhe e Votës së Lirë!  Ndryshimi U Kry!”, ka shkruar Taravari.

 

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani