Telenews

Tasholli: VV-ja po e mbron flamurin lara-lara, LDK-ja bashkimin kombëtar e PDK-ja pronën publike

Analisti Ismail Tasholli i ftuar në “Debat Plus” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e mbron flamurin lara-lara, Lidhja Demokratike e Kosovës po e mbron Bashkimin Kombëtar, kurse Partia Demokratike e Kosovës pronën publike.

“Vetëvendosja po e mbron flamurin lara-lara, LDK-ja Bashkimin Kombëtar e PDK-ja pronën publike, kjo është atipizmi i partive politike që deri sot janë identifiku me pozicione krejt tjera,” ka thënë Tasholli.

Sa i përket politikës dhe publikut, sipas Tashollit, shpeshherë Kosova e Shqipëria kanë instrumentalizuar njëra-tjetrën për të përçuar mesazhe të brendshme ose të caktuara politike.

“Shpeshherë ata andej kufirit kur e kanë sulmuar zotin Rama për të njëjtat veprime e kanë arsyetu dhe kursy zotrin Kurti ose anasjelltas këtu, ata që e kanë sulmu zotrin Kurti për të njëjtat arsye për të njejtat kritika e kanë kursy zotrin Rama, kjo i bjen që ne deri diku e kemi përdor njëri-tjetrin si vegël, duke qenë që nuk e kemi jetuar përditshmërinë as administrative as politike të njëri-tjetrit e këtu duhet të jemi të kujdeshëm në këto diskutime”, u shpreh Tasholli.

Sa i përket “Ftohjes e ngrohjes” me LDK-në, Tasholli thotë se sot njerëzit kryesorë të partisë LDK nuk kanë marrë pjesë në konferencë për të bërë ndëgjime ndaj kryeministrit Rama.

“Për shkak të revoltës dhe një trashëgimie të tyre politike që mendojnë që zotri Rama në interpretimet e veta ka qenë shumë brutal ose PS-ja apo cilado qoftë, Rama në themelimet e VV ka qenë musafir te ta dhe e ka qujt VV-në pasuri kombëtare”, deklaroi Tasholli.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani