Telenews

Tayna dhe Dhurata Dora në studio, publikohet një sinjal për bashkëpunim

Një takim i dy artisteve të njohura shqiptare në studio muzikore ka ngjallur kuriozitet te fansat e muzikës.

Vokalistja Adelina Thaçi ka publikuar një fotografi ku shihet në studio me Taynën dhe Dhurata Dorën, duke lënë të kuptohet se mund të jetë duke u përgatitur një projekt i ri muzikor.

“Studios tonë iu shtua edhe një yll tjetër. Dhurata Dora sot bashkë edhe me Tayna. Punë, energji, të qeshura… edhe pak magji”, ka shkruar Thaçi në postimin e saj.

Edhe pse asnjëra prej artisteve nuk ka konfirmuar detaje, prania e tyre së bashku në studio ka shtuar dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm.

Një projekt i tillë do të ishte i pari që bashkon Taynën dhe Dhurata Dorën, dy prej emrave më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.

Të ngajshme

Vdes Flora Brovina

Yllka Gashi

Mulhaxha-Kollçaku: Ata që morën pjesë në procesin institucional, tani pretendojnë shkelje kushtetuese

Yllka Gashi

Hamiti: Qeverisja e VV-së e ka futur Kosovën në “kaos të organizuar”

Yllka Gashi