Telenews

Taynas i fshihet kënga nga YouTube

Pasi pauzoi për një periudhë kohore, rep-artisja Tayna është rikthyer me këngë te re, të titulluar “Si ai”.

Por, siç duket Tayna nuk është ndarë mirë me ish-menaxherin që kishte Rinor Hykolli, pasi ky i fundit disa orë pas publikimit të klipit ia ka bllokuar atë, duke marrë mbi vete të drejtat e kanalit zyrtar të këngëtares në YouTube.

Kjo nuk e ka ndalur këngëtaren të gjejë metoda të tjera të lansimit të këngës për adhuruesit e saj.

Kënga u publikua në kanalin “Albanian Music” në Youtube.

“Si ai” nis me një dedikim poetik, përmes së cilit Tayna thotë se po e “rikthen pushtetin” që kishte.

 

 

Të ngajshme

Rihanna surprizon fansat, ngjitet në skenë me Jay-Z në koncertin në Yankee Stadium

Rrezarta Ramaj

Kanye i ka dy fjalë pas koncertit të mbrëmshëm në Tiranë

Yllka Gashi

Ana në pritje të ëmbël, zbulon lajmin me një fotosesion

Yllka Gashi