Rep artistja kosovare Dorontinë Shala e njohur me nofkën artistike Tayna edhe këtë verë është mjaft e angazhuar me projekte e mbrëmje muzikore.
Së fundmi edhe ajo ishte pjesë e festivalit “Alba festival” në Zvicër ku shkëlqeu me performancën elektrizuese.
Tayna jo rrallë komentohet edhe për pamjen e jashtme, ku shpesh në foto duket ndryshe nga realiteti.
Edhe në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale pak kush mund ta njohë se është Tayna.
Ndryshe, rep artistja po shijon suksesin e bashkëpunimit me Mozzik dhe Butrintin me titull “Pare”.