Telenews

Të akuzuarve për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës, pritet t’u zëvendësohet dënimi deri në 7000 euro

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka njoftuar se i pandehuri Bekim Baftjari, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për rastin e rënies së kulmit të objektit komunal të lagjen “Arbëria”, ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, të cilit i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili nuk do të ekzekutohet, por do t’i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej 3,500 euro deri në 4,500.

Ndërsa, të pandehurit tjetër, Ylber Jashari, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumë prej 5,000 euro deri në 7,000 euro dënimi me burgim në kohëzgjatje prej një viti, i cili nuk do të ekzekutohet me kusht që brenda dy vjetësh mos të kryej vepër penale.

Të hënën, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe dy të akuzuarit kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë për rastin e rënies së kulmit të objektit komunal, me ç’rast ishte lënduar rëndë një 23-vjeçare.

Të ngajshme

LVV-ja mbyll fushatën elektorale

Donat Hashani

Nesër përgatituni për të ftohtit

Donat Hashani

Akuza për ndikim te votuesit dhe keqorganizim në qendrat e votimit në Shtutgart

Donat Hashani