Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës kanë shtuar një tjetër arritje të madhe në sukseset ndërkombëtare të nxënësve të tyre. Katër nxënës të diplomuar nga shkolla Maarif, Dega në Prizren fituan programin prestigjioz “Bursat e Turqisë”, të cilat konsiderohen ndër më gjithëpërfshirëset në botë, duke fituar të drejtën të studiojnë në fakultetet më të kërkuara si mjekësi, stomatologji dhe inxhinieri në universitetet më të njohura të Turqisë.
Nxënësit tanë që arritën këtë sukses të madh dhe universitetet ku do të vazhdojnë studimet janë:
Ebubekir Karahoda – Universiteti “Çanakkale Onsekiz Mart”, Fakulteti i Stomatologjisë
Eda Tahiri – Universiteti “Ankara Yıldırım Beyazıt”, Fakulteti i Mjekësisë
Raonar Zogaj – Universiteti “Bursa Uludağ”, Fizioterapi dhe Rehabilitim
Tuba Hulaj – Universiteti “Selçuk”, Fakulteti i Teknologjisë, Inxhinieri Mekanike
Hap drejt së ardhmes me Bursën më të Gjithëpërfshirëse në Botë
“Bursat e Turqisë” nuk ofrojnë vetëm vendosje në universitete dhe programe studimi, por gjithashtu përfshijnë bursë mujore, mbulimin e tarifave të shkollimit, sigurim shëndetësor, akomodim, një vit kurs falas të gjuhës turke, si dhe bileta avioni vajtje-ardhje. Për më tepër, programi pasurohet me aktivitete akademike dhe kulturore falas, duke kontribuar në zhvillimin social dhe akademik të studentëve.
Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, në deklaratën e tij u shpreh: “Jemi shumë krenarë për nxënësit tanë që fituan bursa kaq prestigjioze. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të tyre, i sakrificës së mësuesve tanë dhe i vizionit të Maarifit. Urojmë që këto arritje, të cilat forcojnë urën arsimore mes Turqisë dhe Kosovës, të vazhdojnë edhe më tej dhe i dëshirojmë nxënësve tanë shumë suksese në jetën e tyre të re akademike.”
Fakti që të diplomuarit e shkollave Maarif në Kosovës do të studiojnë në universitetet më të njohura të Turqisë, shihet si një zhvillim shpresëdhënës edhe për të ardhmen e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.