Telenews

Të dyshuarit për plagosjen në Klinë ndalohen për 48 orë – katër vëllezërit po trajtohen në spital

te-dyshuarit-per-plagosjen-ne-kline-ndalohen-per-48-ore-–-kater-vellezerit-po-trajtohen-ne-spital

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Klinë, rast për të cilin ka raportuar edhe Klankosova.tv

Si rezultat i një konflikti mes disa personave, katër persona janë plagosur, dy prej tyre nga arma e zjarrit.

Sipas informacioneve viktimat janë vëllezër.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.

Nikçi tha për Klankosova.tv se dy personat e dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me këtë çështje dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës, ku në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Policia e Kosovës ku ka hasur në njërën nga viktimat. Ku më pas në spitalin Rajonal të Pjesë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë duke u trajtuar edhe tre persona të tjerë, ndërkaq personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një punë operative policore intensive janë lokalizuar dy personat e dyshuar dhe më pas janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga hetuesit në praninë e avokatëve mbrojtës me urdhër të prokurorit të shteti janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai për Klankosova.tv

Tutje, ai tha se nuk ka informacione mbi dyshimet që mund të kenë çuar deri tek kjo ngjarje.

“Është fazë shumë e hershme për të folur për dyshimet. Ajo çka është relevante është se dy persona i kemi në procedurë penale dhe njëkohësisht janë duke u trajtuar viktimat dhe ku me pas do të intervistohen, do të intervistohen edhe personat e mundshme të tjerë që mund të kenë informata dhe gjithashtu do të sigurohen provat që do të shërbejnë në procedurë penale”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive politike, shkak ngërçi

KushtrimGuraj

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj