Telenews

Të jesh femer dhe e suksesshme – një sfidë më vete në Kosovë

Në një shoqëri ku paragjykimet ende qëndrojnë thellë, të jesh femër dhe e suksesshme nuk shihet gjithmonë si vlerë apo frymëzim – por shpesh si një arsye për të gjykuar.

Shumë femra në Kosovë, edhe pse arrijnë majat me përkushtim dhe punë të ndershme, përballen me komente të padrejta si: “ka pas dikë mbrapa”, “nuk e ka arritur vetë”, apo “ka përfituar sepse është femër”. Këto narrativa nënvlerësojnë mundin dhe aftësitë e tyre, duke i vendosur përballë një lufte të heshtur – jo vetëm për të arritur suksesin, por për ta justifikuar atë.

Në pozita udhëheqëse, një mashkull shihet si i zonë e karizmatik, ndërsa një femër shpesh paragjykohet si e ftohtë, e ashpër apo arrogante. Më shumë pritet prej saj, më pak falet gabimi, dhe më shpesh vendoset nën lupën e thashethemeve.

Por përkundër të gjithave, femrat në Kosovë po dëshmojnë përditë se suksesin nuk ua dhuron askush – ato po e ndërtojnë vetë, me guxim, dije dhe qëndrueshmëri.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 16 korrik

Rrezarta Ramaj

18 vjet pa Togerin Policor Ismail Drenovci – emri i tij vazhdon të jetojë me nder

KushtrimGuraj

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Rrezarta Ramaj