Telenews

Të martën protestohet për ish-policin, Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi

Familja e ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet padrejtësisht në Serbi ka bërë thirrje për protestë paqësore.

Është njoftuar se protesta do të mbahet të martën më 30 shtator të vitit 2025, në sheshin “Skënderbeu” me fillim nga ora 12:00.

Protesta do të mbahet me moton “Liri për Arbnorin – Drejtësi Tani”.

“Familja e policit Arbnor Spahiu i mbajtur padrejtësisht në Serbi kërkon mbështetjen e të gjithëve, Bashkohuni për të kërkuar liri të menjëhershëm të tij”, shkruhet në njoftimin e familjes.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Këtë për Klankosova.tv e kishte konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Zyrtarja për Komunikim, Qëndresa Fazliu, kishte bërë të ditur se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe.

 

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj