Telenews

Të paktën 14 persona vdesin pasi varka me emigrantë fundoset në Turqi

Një tragjedi detare ka ndodhur në provincën perëndimore të Turqisë, Mugla, kur një varkë që transportonte emigrantë u fundos në det, duke lënë të paktën 14 të vdekur.

Sipas deklaratës së zyrës së guvernatorit, një burrë afgan që i mbijetoi katastrofës dhe që arriti të notonte deri në kontinent ngriti alarmin për tragjedinë, raporton Reuters.

Ai raportoi se në varkë ishin nisur 18 persona, por ajo mori ujë dhe u fundos. Një tjetër i mbijetuar u gjet më vonë në ishullin Celebi Island, pranë Bodrumit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon ende, me katër anije të rojes bregdetare, një skuadër zhytjeje dhe një helikopter në veprim për të gjetur emigrantë të tjerë të parregullt që konsiderohen të zhdukur.

Deti Egje përbën një nga rrugët kryesore të tranzitit për mijëra emigrantë që përpiqen të kalojnë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës, përmes Turqisë, e cila strehon miliona refugjatë.

Të ngajshme

Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra mund ta bëjë

Donat Hashani

Konfirmohet: Shoferit të postës iu grabitën mbi kaq mijë euro në autostradën “Ibrahim Rugova”

Donat Hashani

Parlamenti kroat votoi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Donat Hashani