Telenews

Të paktën 60 të vdekur pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në veri të Kinës gjatë javës së kaluar për shkak të kushteve ekstreme të motit, prej të cilëve 31 në një shtëpi për të moshuar në rajonin malor Miyun në Pekin, në një nga përmbytjet më vdekjeprurëse që kanë goditur kryeqytetin kinez në vitet e fundit.

Në Pekin, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë figurojnë të zhdukur deri në mesditën e së enjtes, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pekinit, Xia Linmao, në një konferencë për shtyp.

Reshjet e dendura filluan një javë më parë dhe arritën kulmin në zonën e Pekinit dhe provincave përreth të hënën, me deri në 573.5 mm reshje në Miyun – nivele që mediat lokale i përshkruan si “jashtëzakonisht shkatërruese”. Sasia mesatare vjetore e reshjeve në Pekin është rreth 600 mm.

Të ngajshme

Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë

Valjeta Turkaj

Osmani për zero tarifën ndaj produkteve amerikane: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Valjeta Turkaj

Lladrovci takohet me Azem Sylën- Disa i bashkon e kaluara dhe historia e disa hakmarrja dhe padija

Erzana Fazliu