Telenews

Të përçarë para zgjedhjeve, Kurti mbledh liderët e partive shqiptare të Luginës

Albin Kurti i pret sot në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në një përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Kryeministri do të pres sot në qeveri liderët lokalë të Luginës së Preshevës.

Qëllimi është arritja e një marrëveshje për hyrjen e të gjitha partive në një listë të përbashkët në zgjedhje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar ditë më parë për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.

Momentalisht, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë të ndarë në dy tabore, ai i deputetit aktual Shaip Kabmberi si dhe tabori i Shqiprim Arifit, ish-kryetarit të Komunës se Preshevës i cili para pak javë humbi edhe kuorumin në Kuvendin Komunal të Preshevës.

Ndonëse arritja e një liste të përbashkët për shqiptarët atje do të siguronte një numër më të madh deputetësh, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh, me që të dyja palët kërkojnë numrin 1 në listë.

Derisa në zgjedhjet e parafundit kur ish Ministri Jashtëm i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj kishte arritur të unifikoj partitë politike në Luginë dhe shqiptarët kishin siguruar 3 deputetë në kuvendin republikan në Beograd, një gjë të tillë nuk kishte arritur ta bëj kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ndonëse kishe takuar disa herë ata ku si rrjedhojë shqiptarët dolën me dy lista garuese dhe ngelen me vetëm një përfaqësues, Shaip Kamberin i Partisë për Veprim Demokratik derisa lista e Shqiprim Arifit kishe arritur vetëm rreth 2500 vota.

Mirëpo, sipas burimeve të Paparacit, kryeministri Kurti do të tentojë përsëri krijimin e një listë të përbashkët për të përfaqësuar shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Takimi do të mbahet sot me fillim nga ora 18:30. /Telenews.al/

Të ngajshme

Aksidentohen dy vetura në Klinë të Skenderajt, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Dihet emri i kryeministrit të ardhshëm, është Albin Kurti

Valjeta Turkaj

Pula vezën apo veza pulën? Shkenca e ka një përgjigje më në fund

Erzana Fazliu