Telenews

“Të presim”, agjenti i Lewandowskit hap derën për një lëvizje të madhe

E ardhmja e sulmuesit legjendar Robert Lewandowski te Barcelona është ende në pikëpyetje, sipas një deklarate të fundit nga agjenti i tij, Pini Zahavi.

Në një intervistë për 365Scores, Zahavi theksoi se ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e 37-vjeçarit.

“Asnjë vendim nuk është marrë ende. Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, ka thënë Zahavi, duke lënë të hapur si mundësinë e një rinovimi me Barcelonën, ashtu edhe një lëvizje të mundshme drejt një klubi tjetër.

Në vijim, Zahavi mohoi zërat që e lidhnin Lewandowskin me klube nga Arabia Saudite.

“Nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me negociata me ekipe nga Arabia Saudite. Aktualisht, nuk ekziston asnjë ofertë”.

Të ngajshme

Mundësia për ta marrë falas, Barcelona gjithashtu rivalizon top gjigantët evropianë për yllin e Bayernit

Valjeta Turkaj

PSG ofron Fabian Ruiz në këmbim të yllit të Real Madridit

KushtrimGuraj

Numri 10 i ri i Juventusit në shënjestër të Barcelonës dhe Chelseat – nis beteja për Kenan Yildiz

KushtrimGuraj