Policia ka njoftuar se dje njësitë policore kanë pranuar informacione se në oborrin e një diskoteke ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Punëtoët e sigurimit kanë raportuar se një person i moshës 20-vjeçare ka shtënë më armë zjarri në drejtim të tyre dhe e ka hedhur një granatë dore që nuk ka shpërthyer.
Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i parkuar, ndërsa të lënduar nuk ka.
Në shtëpinë e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer bastisje, ku kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rr. Kamenicës, Gjilan 28.07.2023 – 00:30. Njësitë policore kanë pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke ka të shtëna me armë zjarri. Sipas dy ankuesve-punëtor sigurimi në diskotekë, një person i moshës rreth 20 vjeçare ishte afruar afër hyrjes se diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer. Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i cili ishte i parkuar ndërsa të lënduar nuk ka. Njësiti për deminim i policisë ka asgjësuar granatën e dorës pa ndonjë incident. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”