Telenews

Të shtëna armësh në Podujevë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Podujevë, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha ajo.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Në bazë të disa pamjeve të publikuara, i dyshuari është endur në qytet me armë në dorë.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj