Telenews

Të shtëna me armë në Istog, lëndohet një person

policia-konfiskon-kozmetike-e-manaferra-pa-dokumente

Një person është lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lokal në Istog.

Aty dyshohet se u përdor edhe arma e zjarrit.

Rastin për Klankosova.tv është konfirmuar edhe nga policia.

Zëdhënësi rajonal i Pejës Fadil Gashi, dha detaje për Klankosova

“I dyshuari e ka goditur në kokë viktimën disa herë me kondak të armës duke i shkaktuar lëndime trupore. Me t’u larguar i dyshuari ka shtënë një herë me armë zjarr”, deklaroi ai.

“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku e takuar viktimën. Ky i fundit u dërguar për trajtim mjekësor e më pas edhe u intervistua nga policia. I dyshuari lidhur me ngjarjen është ende në arrati, por është i njohur për policinë”, deklaroi Gashi.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe i njëjti e ka inicuar si “Vrasje në tentativë””, shtoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj