Një person ka deklaruar në polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Sipas raportimit të dëshmitarit, të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje, e cila u largua më pas në drejtim të panjohur.
Rasti ndodhi dje rreth orës 01:41, në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
“Njësiti përkatës policor ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka gjetur asgjë të dyshuar”, thuhet në njoftim të policisë.
Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar.

