Telenews

Të shtëna me armë te lokali “Hamari” në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje

 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te një lokal në  rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dikush po dyshohet se ka gjuajtur disa herë në lokalin “Hamari” për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar por nuk është hasur personi i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja që janë sekuestruar, teksa është bastisur edhe lokali.

 

Pas përfundimit të procedurave policore, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij është inicuar rasti dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e personit të dyshuar.

 

 

 

source

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj