Telenews

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arratiset i dyshuari – borxhi motiv i konfliktit

 

 

Mosmarrëveshjet për borxh jo rrallëherë kanë shkaktuar konflikte, që kanë eskaluar në kanosje, gjuajtje me armë, përleshje e madje edhe tragjikisht. Kështu dyshohet se ndodhi edhe të hënën në fshatin Prelez  i Jerlive në Ferizaj, ku pati të shtëna me armë zjarri.

Siç mëson gazeta, një 23-vjeçar nga Vitia po dyshohet se gjuajtur me armë në këtë fshat, pasi u kap me tre persona si pasojë e një borxhi të mëhershëm.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ndodhet në arrati, pasi menjëherë pas kryerjes së veprës është zhdukur dhe Policia s’ka arritur ende ta ndalojë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë deklaratat e viktimave, për të zbuluar se si ka ndodhur ngjarja.

Teksa më pas njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij në Viti, ku kanë gjetur një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Të ngajshme

Dhoma e Tregtisë: Bizneset po mbyllen, importi po rritet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

KushtrimGuraj

Gruaja nga Suhareka humb jetën në rrethana të dyshimta – Trupi i dërgohet për obduksion

KushtrimGuraj

Zjarr i madh afër parkut të Gërmisë

KushtrimGuraj