Telenews

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në afërsi të vilave qeveritare.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak është bërë një konflikt banal. Një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, pas sherrit për parkimin e makinës.

Forca të shumta policore kanë mbërritur, ndërkohë qe autori është larguar më shpejtësi. Policia sqaron se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është identifikuar. Ndërkaq, është ndaluar një person që ka dijeni, raporton Abcneës.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 prill

Rrezarta Ramaj

18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

Rrezarta Ramaj

Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

Rrezarta Ramaj